http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/elektrosever-marreveshja-kosova-serbia-/32089935.html
Vetëm për pesë vjet (2017-2021), institucionet e Kosovës kanë paguar mbi 70 milionë euro për rrymën e shpenzuar në komunat në veri. Deri në vitin 2017, ajo pjesë është furnizuar me rrymë nga KEDS-i; nga 2017-ta e këndej, furnizimin e bën nënstacioni i Vallaçit, i cili është në pronësi të KOSTT-it.