http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/opozita-maqedonase-mocion-qeverise-/32212468.html
Nisma e VMRO DPMNE-së pason refuzimin e kërkesës së saj nga Lidhja Social Demokrate (LSDM), e kryeministrit Kovaçevski për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vitin 2023. VMRO DPMNE-ja nuk i ka numrat e nevojshëm prej 61 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë, por kryetari i saj, Hristijan Mickoski, tha se ka sinjale se nisma e saj do të mbështetet edhe nga deputetë të partive në pushtet.